E bujshme,  në Angli kërkohet që në janar kuqeziu

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat britanike. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Sipas “Daily Express”, mbrojtësi shkodran ka përfunduar në radarët e Çelsit, teksa blutë e Londrës kanë gati ofertën në janar, nëse do të zhbllokohet markato, ose në të kundërt do ta tentojnë verën e ardhshme.

Nevoja për një mbrojtës të djathtë, ka bërë që drejtuesit e Çelsit, të piketojnë Hysajn, si futbollistin e duhur për mbrojtjen e londinezëve.