E BUJSHME/ Së shpejti futbollisti shqiptar krah Ronaldos në dyshen sulmuese të Juventusit

Një shqiptar mund të bëhet shumë shpejt dyshen sulmuese të Juventusit me Ronaldon.  Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer më fanellën e Fenerbahçes në kampionatin turk. Sulmuesi realizoi golin e fitoren në triumfin e fundit ndaj Ankaraguçu, si dhe asistoi në golin e parë të shënuar nga Jorgensen.

25-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve prestigjioze, teksa media turke, “Hurriyet”, zbulon se për Muriqin ka nisur të interesohet edhe Juventusi.

Raportohet se disa skaut të skuadrës kampione të Italisë, do të jenë këtë fundjavë në stadium për të ndjekur derbin e zjarrtë të Turqise mes Galatasarait dhe Fenerbahçes, si dhe për të parë nga afër performancën e shqiptarit të Kosovës, i cili nëse vazhdon me këtë rritëm, gjasat janë të mëdha, që sezonin e ardhshëm ta shohim te ndonjë klub prestigjioz.