E bujshme/ Shkarkohet nga detyra ministrja e Arsimit, zbulohet shkaku

Eshte shkarkuar nga detyra ministrja e Arsimit ne Rumani, dhe shkak jane bere komentet e papërshtatshme pas nje rasti rrem.bimi te ndodhur ne vend.

Ministrja e Arsimit, Ecaterina Andronescu, tha ndërkohë se asaj i kishin mësuar të mos hipte në makinë me të panjohur, fjale këto qe kane shkaktuar shume nervozizëm.

Kryeministrja i ka cilësuar keto komente si shume të papërgjegjshme, edhe pse ministrja sqaroi se nuk kishte pasur për qëllim të fajësonte viktimën ose prindërit e saj.

Autoritetet janë kritikuar për atë që konsiderohet si reagim i vonuar ndaj tre telefonatave për ndihmë të 15 vjeçares. Kjo e fundit u zhduk të mërkurën e shkuar ndërsa po shkonte në shtëpi në qytetin Caracal.

Policia priti 19 orë para se të bënte një kontroll në godinën ku ajo mbahej, kohë në të cilën, u gjet e vd.ekur.

Xhaxhai i 15 vjeçares, publikoi të enjten transkriptin e telefonatave të saj drejtuar policisë.

Në një prej tyre, ajo i kërkonte oficerit të policisë të qëndronte me të në linjë sepse ishte e frikësuar ndërkohë që përgjigjia ishte se ata po merreshin me telefonatën.

Personi që ka pranuar tashmë vra.sjen e 15 vjeçares, ka rrëfyer se ka vr.arë edhe një tjetër vajzë, 18 vjeçare, që rezulton e zhdukur prej muajit prill.