E bujshme/ Zyrtari i OBSH e tregoi më në fund: Kush është çelësi për k.oronav.irusin



I dërguari i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për COVID-19 tha të martën se k.oronav.irusi do të jetë “një k.ërcënim i vazhdueshëm” derisa të gjendet një vaksinë ose një trajtim i besueshëm.



Në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News, Dr. David Nabarro tha se kjo do të thotë se botës do t’i duhet të mësojë se si të jetojë me të.



Zoti Nabarro tha se çelësi për t’u marrë me te do të ishte zvogëlimi i rasteve të infeksioneve me anë të testeve, gjurmimit dhe procedurave të kontaktit. Zoti Nabarro tha, “Duhet perceptuar drejt shëndeti publik, që do të thotë të jesh në gjendje të mbroshesh kundër këtij virusi duke qenë në gjendje të gjesh shpejt njerëzit me sëmundjen, duke përdorur teste, dhe pastaj t’i izolosh ata dhe vetëm më pas ekonomia do të jetë në gjendje të vazhdojë”.