‘E dashura e presidentit lind binjakë në mënyrë m.isterioze’, lajmi zh.duket me shpejtësi

Në vitin 2013, Vladimir Putin lajmëroi ndarjen nga bashkëshortja e tij Lyudmila, pas 30 vitesh martesë. Ata kanë 2 vajza të rritura nga martesa.

Por Alina Kabaeva, e cila prej kohësh përflitet se është e dashura e bosit të Kremlinit, Vladimir Putin, raportohet se ka sjellë në jetë binjakë.

Ish-gjimnastja olimpike ka sjellë në jetë dy djem në fillim të këtij muaji, të paktën kështu pretendohet në mediat ruse.

Megjithatë, lajmi u zhduk shumë shpejt, mesa duket për të mbrojtur jetën private të Putin. Presidenti 66-vjeçar, mjaft fanatik për jetën e tij personale, e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjen me Kabaeva, e cila është 30 vjet më e re.

Megjithatë, çifti përflitet që janë bashkë që prej vitit 2008 dhe 4 vjet më parë u përhapën zëra se ajo lindi një vajzë në një klinikë private në Zvicër. Sipas asaj që raporton e përditshmja Mirror, autoritetet në Moskë nuk kanë bërë asnjëlloj komenti për binjakët.

Por sipas spekulimeve në media, i gjithë kati i një qendre mjekësore u mbyll dhe për lindjen e fëmijëve drejt Rusisë shkoi një doktor italian. Kabaeva nuk është shfaqur në publik që prej muaji Tetor.