“E dashura me merr lekët nga portofoli, kur e pyes më jep arsyen që më shtang.. tani kam rënë në hall”

Djali:

Nuk e di se si të tregoj se çka është duke ndodhur në jetën time. Për të filluar, kam qenë në lidhje me të dashurën time për 3 vite.

Vitin e kaluar, ne vendosëm të jetojmë së bashku dhe pasi u shpërngulem në një shtëpi, e kam zbuluar tipare të caktuara që më kanë lënë shumë të shqetësuar, raporton “Etimes”.

Në raste të caktuara, kam gjetur se një shumë e madhe të parave të mija mungonin në kuletën time. Menjëherë kam dyshuar në shërbëtoren time dhe fillova ta mbaj kuletën në një vend të sigurt.

Edhe pasi e kam bërë ketë, kam vërejtur të njëjtën gjë. Vetëm unë edhe e dashura ime kishim çelsin e atij vendi sekret. Kështu, një ditë me shumë hezitim, e pyeta atë se a është duke më marr para nga kuleta.

Në fillim, ajo refuzoi, por më vonë ajo e pranoi që ka marr para nganjëherë. Së fundmi kam nxjerrur një shumë më të madhe për të paguar qiranë dhe pasi do të takoja pronarin në fundjavë, i kam lënë paratë në dollap.

Në ditën e pagesës, isha i habitur pasi pash që e gjithë shuma mungonte. Kur u përballa me tëë dashurën ajo më tha që ju kanë nevojitur të paguajë kreditin e bankës dhe ka harrur të më tregoj, isha i shokuar. Në anën tjetër, ajo është një person shumë i mirë dhe e kujdesshme dhe unë e dua. Ajo ka kërkuar falje për sjelljen e saj, por unë nuk e di se a mund t’i besoj më.

Çfarë të bëjë?

Psikologu: Një situatë e tillë mund të jetë mjaft problematike dhe mund të shkaktoj shumë probleme në lidhjen tuaj. Është e kuptueshme që për momentin jeni duke u përballur sa i përket besimit në të. Megjithatë, është e dobishme ta keni parasysh kohën që keni kaluar bashkë dhe të përpiqeni të përcaktoni se çfarë e ka bërë atë të bëjë këtë gjë.