E dekoroi Trump për 86-vjetor, Mbretëresha e muzikës shqiptare nuk mban dot l.otët, Nexhmija rrethohet nga…

Me talentin e saj të rrallë,  Nexhmije Pagarusha vijon të bëjë krenarë çdo shqiptar në mbarë botën.

Mbretëresha e muzikës shqiptare, dje u dekorua me medaljen e “Mirënjohjes” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Këngëtarë nga mbarë trevat shqiptare u bashkuan në një koncert për nder të këngëtares në datëlindjen e 86-të.

Ata sollën në skenë tingujt nga këngët më të njohura të repertorit të Pagarushës.

Koncerti nisi me Shpresa Gashin, miken e së madhes pagarusha. për të vazhduar me Rona Nishliun, Bujar Qamilin, Shkurte Fejzën e shumë artistë të tjerë.

Një këngë kushtuar Pagarushës e sollën artistët Selami Kolonja, një kompozim i Pranvera Padivukut, si dhe Shyhrete Behluli me Learta Jakupin “Për ty Nexhmije”.

VIDEO KETU

Këngëtarja e madhe nuk i përmbajti dot lotët, ndërsa falenderonte kolegët.

Koncerti për 86 vjetorin e Nexhmije Pagarushes u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e përkrahur nga Komuna e Prishtinës.