E dini se çfarë ndodh kur kalojmë çamçakëzin në stomak? Arsyeja e f.rikshme që na thonin dikur

Sidomos kur ishim të vegjël, ndonjëherë e bënim dhe me dashje, nga kurioziteti e ç’mund të ndodhte. na ka ndodhur të gjithëve të gëlltisim çamçakëz. Por sot mund t’ju ndodh fëmijëve tuaj.

Çfarë duhet të dini?

A keni dëgjuar se një çëmçakëz mund të qendrojë në stomak për 7 muaj ose për 7 vjet? Kështu na thonin kur ishim të vegjël.

Pra çfarë ndodh vërtet kur gëlltisni çamçakëzin?

Në thelb, çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër, por nuk tretet plotësisht. Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin.

I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrën e vogël si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër.

Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.

Ajo nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamcakëzi ose diçka të tillë të ngjashme. Edhe pse nuk shpërbëhet plotësisht ajo do të dalë nga trupi përmes jashtëqitjes.

Ekspertët ende vazhdojnë të këshillojnë që mos ta gëlltisni çëmçakëzin, por jo për arsyet e frikshme që mund të keni menduar deri më sot.