E dini se nga ju vjen dëshira e madhe për fast-food? Do habiteni kur ta mësoni

Një studim i cili është publikuar nga revista Journal of Neuroscience, ka treguar se dëshira e madhe për të ngrënë mund të vijë nga mungesa e gjumit.

Ekspertët thanë se studimi i tyre ka treguar një lidhje midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për të ngrënë gjithnjë e më shumë ushqim të shpejtë.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit e privuar nga gjumi ishin të gatshëm të paguanin më shumë për një ushqim të shijshëm, por jo të shëndetshëm, sesa ata që ishin të çlodhur. Kështu që, kujdes me gjumin njerëz!/ShkodraNews