“E dini Zoti kryeministër, që ndonjëherë më shpëton urina në mbathje, por vazhdoj punën? Më mbushen sytë me lot kur…”

Kryeministri italian Conte me siguri i ka pare reagimet qe ka shkaktuar gjesti i tij per nje shperblim minimal per infermieret per muajin mars.

Jo pak ka prekur letra e një infermiereje italiane, Michela Venturi, mes te gjitha reagimeve.

39-vjeçarja shprehet e indinjuar ndaj kryeministrit Giuseppe Conte, ku qeveria që drejton, sipas saj ka miratuar 100 euro shpërblim për muajin mars.

Ne rrefimin e saj kuptojme edhe veshtiresite e medha qe po kalon personeli mjekesor ne keto dite te veshtira.

Nder te tjera ajo shkruan:

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…”