E donin vajzë, por u doli Albani. Babai i këngëtarit befason: E mbanim me flokë të gjata se…

Babi i kantautorit shqiptar ka zbuluar disa të pathëna për Alban Skënderajn, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

I ftuar në Soiree, Qerim Skënderaj ka treguar se pas lindjes së dy djemve ata dëshironin të kishin një vajzë, por edhe fëmija i tyre i tretë ishte djalë, pra Albani.

Babai i tij ka treguar se për një kohë i rrisnin flokët dhe e mbanin Albanin si vajzë. Edhe fëmija i tyre i katërt, doli djalë. Dëshirën për të patur vajzë në familje u plotësua me ardhjen e vogëlushes Ameli.

‘Albani ka një të mirë që ka qenë gjithmonë koherent. Gjithçka e ka bërë në kohë. Edhe shkollën e ka bërë në kohë, patentën e ka marrë në kohë, të dashurën e ka gjetur në kohë. Edhe vajzën e ka bërë në kohë”, ka treguar më tej babi i Albanit.