E f.rikshme ajo që gjeti AKU tek këto dy biznese, nuk dimë çfarë po hamë

Gjenden sërish ushqime të dëmshme për shëndetin tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në aksionin e radhës, ka bllokuar me qëllim asgjësimin sasinë prej 17.5 ton farë misri.

Drejtoria e Përgjithshme e AKU identifikoi subjektin furnizues (përfshirë datën e importimit në territorin e vendit tonë, si dhe sasinë e importuar të kësaj fare) dhe ushtroi kontroll zyrtar në këtë subjekt.

Në kuadër të kontrollit zyrtar, AKU bllokoi sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnje, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standartit tek furnizuesi (subjekti i shumicës).

“Në vazhdim të kontrolleve intensive, për të gjitha kategoritë e ushqimeve dhe produkteve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar me destinacion asgjësimin e sasisë prej 17.5 ton farë misri.

Fillimisht, nga drejtoria rajonale e AKU në Elbasan janë kryer kontrolle zyrtare në subjektet që tregtojnë me pakicë inpute bujqesore dhe janë marrë mostra nga fara të ndryshme (përfshirë edhe farën e misrit me emërtimin LG 30600) për t’i analizuar për treguesit cilësor të tyre. Nga këto analiza ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin LG 30600 ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje.

Me marrjen e këtij informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e AKU identifikoi subjektin furnizues (përfshirë datën e importimit në territorin e vendit tonë, si dhe sasinë e importuar të kësaj fare) dhe ushtroi kontroll zyrtar në këtë subjekt. Në kuadër të kontrollit zyrtar, AKU bllokoi sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnje, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standartit tek furnizuesi (subjekti i shumicës).

Analiza sërish tregoi se normat ishin jashtë atyre të përcaktuara për mbjellje”, thuhet nder te tjera në njoftim.