E f.rikshme/ Nëse parashikimi është i saktë, gjatë tre muajve të ardhshëm do të v.desin…



Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 deri më 1 janar të vitit 2021.



Kete e tregon modeli me i fundit i zhvilluar nga Instituti i universitetit të Uashingtonit mbi Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një institut kërkimor që punon në fushën e statistikave globale të shëndetit dhe vlerëson ndikimin e tyre.



Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 188,500 vdekje të dielën dhe më shumë se 6,2 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Nëse modeli IHME-së, i publikuar të premten, është i saktë, kjo do të nënkuptojë se përgjatë më shumë se tre muajve të ardhshëm do të shënoheshin rreth 222 mijë vdekje.

Ne presim që niveli ditor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të sezonit dhe vigjilencës në rënie të publikut, të arrijë gati 3,000 në ditë në muajin dhjetor“, thanë përfaqësues të këtij instituti, që e konsideron veten si një qendër e pavarur kërkimore.

Më parë u parashikuan 317,697 vdekje deri më 1 dhjetor.

Sidoqoftë, studiuesit në IHME-së thanë se nëse përdorimi i maskave do të bëhej gati i përgjithshëm, 222 mijë vdekjet e parashikuara mund të përgjysmoheshin. Anasjelltas nëse lehtësohen kufizimet, shifra do të ishte shumë më e lartë deri në vitin e ri.

Modeli IHME-së është një nga më agresivët krahasuar me 35 modele të përdorura për të parashikuar vdekjet nga COVID-19. Sipas parashikimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, deri më 26 Shtator numri i vdekjeve në SHBA do të arrinte në 211 mijë. Parashikimi i këtij modeli në rang botëror ishte edhe më i rëndë, sipas të cilit vdekjet do të trefishoheshin në 2.8 milionë deri në 1 janar 2021.