E f.rikshme, shikoni çfarë buke po hamë. Ish ministri deklaratë b.ombë

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili tani drejton Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, tha se te çështja e bukës nuk duhet të ketë tolerancë, sidomos te niveli i proteinës, pasi është i vetmi parametër që kërkon ligji për prodhuesit.

“Franca ka 30 parametra, ne kemi vetëm këtë dhe duhet të jemi fanatikë të paktën te proteina. Dihet që po u rritën parametrat rritet çmimi dhe është sensitive”.

Ka disa kohë që një grup deputetësh të mazhorancës kanë kërkuar ashpërsimin e Kodit Penal për çështjet e sigurisë ushqimore.

Kjo do shënonte herën e parë në vend një ligj që dënon me burg ata që falsifikojnë, mashtrojnë e abuzojnë me konsumatorin.

Deputetët kërkuan që Ministria e Bujqësisë të lejojë vetëm një standard të proteinës për importin dhe prodhimin e miellit prej 12.5%, dhe jo ta ndajnë në këtë normë për prodhimin e bukës dhe 8% për ëmbëlsirat, çka lejon transportin e qetë të mallit në pikat kufitare.

“Çfarë do të bëni ju, do kapni një nga një të gjithë punonjësit në furrat e bukës dhe do t’i burgosni? Unë them hajde ta bëjmë normën të njëjtë dhe të merremi me traun në doganë, ta kapim që aty. Po na vrisni ngadalë se nuk e dimë çfraë po hamë, të paktën ta bëjmë te buka”, tha deputeti Halit Valteri.