E fri.kshme/ Mjeku i njohur jep al.rmin, tregon shifra të tme.rrshme të ko.ronavi.rusit në Shqipëri



Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një intervistë për Syri TV, është shprehur edhe një herë se situata është jashtë kontrollit.



Ai thotë se numri i të infektuarve është 9 herë më i lartë. Eksperti shtoi se ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë.



“Flasim për një situatë të dalë jashtë kontrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2. Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj.

Ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë.

Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë. Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vet”, tha ai.