E fri.kshme mungesa e higjienës/ Drejtuesit e shkollave, ia përplasin në sy Ademit: S’kemi as detergjentë pwr shkollat

Në kufinjtë e një skandali mund të cilësohet ajo që po ndodh në shkollat e qytetit të Shkodres, ku në vend që bashkia të kishte nisur sipas urdhërit të ministrisë dezinsektimin e tyre dhe pajisjen me masa shtese për kushtet higjeno – sanitare, brenda këtyre institucioneve nuk ka as detergjentë e aq më pak masa shtesë. Përplasja në fytyrë e këtij realiteti ju bë kryetares së bashkisë Voltana Ademi në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku vetë drejtuesit e shkollave i thanë se nuk ka asnjë masë shtesë, e madje ata janë detyruar ti blejnë vetë detergjentët për tualete, pasi bashkia nuk i kishte dërguar. E kur Ademi u pyet për këto masa, shpejtoi të akuzojë ministren se nuk ja ka sjellë urdhërin dorasi, kur në fakt me zë dhe figurë prej ditësh jo vetëm drejtues të lartë të qeverisë, por edhe mjekë e specialistë të fushës me forcë po kërkojnë masa të shtuara higjeno – sanitare. Por për Ademin kanë më rëndësi letrat burokratike se masat dhe shëndeti e kujdesi për më të vegjlit. Shkodraneës ka bërë një hulumtim në shkolla dhe ka konstatuar se në pjesën më të madhe të tyre tualetet kryesisht kanë probleme me higjienën, ku nuk mungon vetëm dezinsektimi por edhe uji në shkolla të caktuara. “Vjen shumë erë e keqe”, “I kemi gjetur pis tualetet dhe të palarë”, thonë nxënësit e pyetur në dalje të shkollës. Edhe prindërit e konfirmojnë një gjë të tillë si shqetësim të marrë prej fëmijeve. Edhe në oborret e shkollave apo fare pranë tyre ka gjithashtu papastërti. Përpara se të merret me fjalë e të bëjë fasada, kryetarja e bashkisë Shkoder duhet të ofrojë zgjidhje e masat për koronavirusin siç po merren në disa drejtime, të përforcohen edhe në institucionet arsimore me më shumë kushte higjeno – sanitare, pasi ky është detyrim i drejtëpërdrejtë i bashkisë, që ka në varësi shkollat për këto shërbime.