E FRI.KSHME/ Pamje të rënda. shikoni si është katandisur makina nga aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan

Vërtet një aksident i frikshëm ai i mbrëmjes së sotme në tunelin e autostradës Tiranës-Elbasan.

Publikohen pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë, tip Fiat, me targa të huaja.

Për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.