E frikshme, ja shteti që mund të kthehet epiqendra e radhës e pandemisë

Luciano Cesar Azevedo, një mjek që trajton pacientët me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv në São Paulo paralajmëron se Brazili “me shumë gjasa është epiqendra e radhës e pandemisë në botë”.

Madje ai thotë se Brazili “mund të regjistrojë deri në 100,000 v.dekje.”

Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se shkalla e vërtetë e krizës në vend është shumë, shumë herë më e madhe nga sa paraqitet në shifrat zyrtare.