E frikshme/ “Tamponi nuk është 100% i sigurt kur del negativ”, ja deklarata e fortë



Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thote se në disa raste tamponi nuk është 100 për qind i sigurt kur del negativ.



Sipas saj, ndodh që mund të jesh pa simptoma, e ke virusin dhe tamponi të del negativ



“Tamponi tregon gjendjen në momentin që bëhet tamponi. Nëse mua më bëhet tamponi tani, kam një person të infektuar në familjen time, më bëhet tamponi tani dhe unë infeksionin e kam marrë dje nga personi, unë dal negativ, edhe pse e kam marrë infeksionin. Sepse ka një kohë të caktuar kur tamponi jep atë rezultatin maksimal.

Për të mos folur pastaj për faktin se tamponi nuk është 100 për qind i sigurt kur është negativ, kur është pozitiv po.

Mund të jesh pa simptoma, e ke virusin dhe tamponi të del negativ. Pavarësisht se mund të dalësh negativ duhet të rrish në shtëpi”, theksoi Rakacolli në “Wake Up” në Top Channel .