E ftuan të këndonte në dasmë, këngëtarin shqiptar e ngacmon nusja

Një prej atyre këngëtarëve shqiptarë që këndon në dasma, është edhe Erik Lloshi, i cili në emisionin “Trokit”, ka zbuluar për publikun eksperienca personale nga dasmat në të cilat ka qenë i pranishëm për të kënduar.

Moderatori Ermal Peçi e ka ngacmuar atë duke e pyetur nëse “i ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës, aq sa ta kishte dashur ta kishte të tijën”.

“Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat”, ka thënë Eriku duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtari do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Rominë, më 17 gusht të këti viti. Ai ka rrëfyer se mezi po pret që të bëhet baba.