E fundit/ Aleati i Ramës i futet urgjent në Presidencë Metës, zbulohet çfarë i ka kërkuar

Zhvillime të shumta janë duke ndodhur mbrëmjen e sotme sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas përfundimit të takimit mes Metës dhe aleatëve të Bashës, një aleat i Ramës ka shkuar të takojë Metën.

Paskal Milo ka theksuar se ai vazhdon të jetë në aleancë me Rama, ama sipas tij askun nuk mund ta ndalojë të thotë deklaroi qëndrimin e tij.

‘Unë në ç?ka po shpreh përfaqësoj partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vazhdoj të qëndroj në aleancë tashmë të deklaruar, por kjo nuk do të thotë që unë të mos jem i lirë që të shpreh pikëpamjet e mia në emër të partisë, jo për interesin imediat të partisë që përfaqësoj, por në radhë të parë vëmë interesin kombëtar. Duam që Shqipëria të ketë stabilitet politik, duam që Shqipëria të shmangë çdo lloj përplasje politike, apo edhe sociale, që do të ishte një fatkeqsi tjetër për vendin’, tha Milo.

Gjithashtu, kreu i PDS ka theksuar se pavarësisht bindjeve të partive politike, në këto momente duhet të mbizotërojë interesi kombëtar

‘Ne do të vijojmë të takohemi jo vetëm me Presidentin e Republikës, ne shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me shumë përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria, me qëllim që të gjejmë, zgjidhjen më të përshtatshme, më të domosdoshme. Prandaj Demokracia Sociale është e hapur për të zhvilluar takime edhe me PS edhe me të gjitha partitë e tjera politike, gjithmon me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira i duhet të dëshmojë urtësi, klasës politike, përgjegjshmëri, me qëllim që gjithnjë të mbizotërojë interesi kombëtar, mbi interesat politike të veçanta, të subjekteve politike’, përfundoi Paskal Milo.