E fundit/ Benzi në Lezhë gjendet i djegur, të frikshme dyshimet e para

Një automjet tip Benz është gjetur i djegur në zonën e Kakarriqit në Balldre, Lezhë.

Makina është shkrumbuar plotësisht dhe sipas policisë, ajo mund të jetë përdorur për grabitje nga disa persona.

Makina është me targa AA377KH, Benz Blu, 250.

Policia po heton lidhur me rastin, ndërkohë dyshohet se mund të jenë përdorur për ngjarje në Lezhë dhe Shkodër.