E fundit/ Hahn jep lajmin e shumëpritur për Shqiptarët

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Han, gjatë fjalës së mbajtur në Komiteti Parlamentar të PE për Punët e Jashtme deklaroi se në maj do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progresraportet për vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor), plus Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka thënë Hanhn, ndërkohë që ka theksuar se ka pasur edhe hapa pas, por është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor ka pasur progres.

“Në Ballkanin Perëndimor është bërë një progres shumë i rëndësishëm. Në afatgjatë, kur shohim arritjet, është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por në afatgjatë vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi, në sundimin e ligjit apo në procesin e ripajtimit”, ka thënë më tej komisioneri.