E FUNDIT/ Mbërrijnë në Presidencë aleatët e Bashës, zbulohet “oferta” që kanë për zgjedhjet

Ashtu si u njoftua me heret, aleatet e Bashes, do te zhvillonin nje takim ne Presidence pasditen e sotme.

Arsyeja jane zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se rreth 10 minuta më parë në Presidencë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i PD Arjan Madhi në vend të Mediut, kreu i LZHK Dash Shehi, Nard Ndoka i Demokristianëve dhe kreu i PAA Agron Duka. Kështu aleatët e Bashës pas një takimi me të më herët janë nisur drejt zyrës së Metës për të bërë ofertën e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Jo zyrtarisht mësohet se opozitarët do t’i kërkojnë presidentit Meta zhvillimin e zgjedhjeve lokale të programuara për në 30 qershor, pas 6 muajsh. Ky afat i ri është artikuluar një javë më parë nga kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

Sakaq, bëhet me dije se Meta është shprehur qartë se do të marrë takim me gjithë drejtuesit e partive kryesore opozitare për datën e re të zgjedhjeve.