E fundit/ Moti i keq në bregdetin shqiptar, ngelin në mes të detit turistët italianë. Ja ç’ndodhi me ta

Moti i keq perfshiu Durresin pasditen e sotme, duke krijur veshtiresi dhe ne lundrim.

Jahti me vela, S/Y Cayman, me flamur italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit Durrës pasi kishte pësuar defekt në det 5 milje nga porti.

Kapiteneria nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit, të 7 personat në bord, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.