E fundit/ Përp.lasen kok më kokë dy makina plot me familjarë, ka shumë të pl.agosur

Një a.ksi.dent është regjistruar në aksin Gjirkoastër Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.

Burimet nga vendi i ngjarjes bejne me dije se jane dy automjete të përfshira ne aksident. Makina Audi me targa AA 151 UN eshte perplasur me mjetin BMW X5, me targa AA 656 LM.

Njoftimi paraprak nga policia është për 5 persona të lënduar.

Gazetarja e Panorama ben me dije se ne makinen Audi udhetonte familja Llaqaj nga Kukesi, me 5 anëtarë, qe po shkonin me pushime në Sarandë.

Ne kete mjet, nga 5 persona, tre ishin te mitur te cilet kane marre lendime me te lehta dhe jane jashte rrezikut per jeten. Gruaja raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe do niset drejt Tiranës pasi ne spitalin e Gjirokastrës nuk ka mjek reanimator.

Kurse ne mjetin BMË, udhetonte familja Kuro nga fshati Suhë, Libohovë.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe ka nisur punen per te zbardhur shkakun dhe dinamiken e aksidentit.