E fundit/ Protesta kundër qeverisë, a.rrestohet lideri i opozitës

Të paktën 94 persona janë ndaluar nga policia ruse, përfshirë edhe liderin e opozitës, Alexei Navalny.

A.rrestimet u bënë në protestën që u zhvillua në Moskë në mbështetje të një gazetari, ndaj të cilit ishin ngritur akuza false.

Manifestuesit kërkuan ndëshkimin e oficerëve të përfshirë në skandalin me gazetarin.

Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Ivan Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, që u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij.

Gazetari 36-vjeçar u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës. Ai u ndalua javën e kaluar me akuzën e shpërndarjes së drogës, që është mohuar kategorikisht nga Golunov.