E fundit/ Z.jarr i madh, banesa nën flakë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rugën “Ferit Xhajko”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit.

Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.