E fundit/ Zjarr i fuqishëm në qendër të qytetit

Një zjarr i fuqishëm ka kapluar një apartament në qendër të Durrësit.

Mësohet se apartamenti ku ka rënë zjarri ndodhet në katin e katërt të një pallati 5-katësh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake një person është asfiksuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.