E FUNDIT/ Zjarri u shkrumbon shtëpinë, 4 anëtarët…

Katër anëtarë e një famije u është shkrumbuar shtëpia nga zjarri në fshatin Bulcar të Gramshit. Edhe pse forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje nuk kanë mundur të shpëtojnë banesën.

Sipas Policisë, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Katër anëtarët e familjes kanë mbetur në qiell të hapur dhe nuk kanë asnjë mundësi strehimi. Kryefamiljari Ferdinant Bujku Bujku kërkon ndihmën e institucioneve si edhe ndaj të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë me diçka.