E gjithë policia në këmbë nesër, zbulohet plani për të ndaluar opozitën

Na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga protesta e opozitës.

Plani i masave ka filluar dy ditë më parë.

Opozita e bashkuar ka lajmëruar nesër mbajtjen e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

24 orë para protestës, masat e sigurisë përreth Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera janë shtuar, ndërkohë që njoftohet se në gatishmëri do të jenë mbi 1500 efektivë policie, duke përfshirë dhe civilët.

Gazetarja e Ora Neës Keti Banushi raporton gjithashtu se opozita ka kërkuar 5 orë leje në polici për zhvillimin e tubimit, nga ora 19:00 deri në 23:59.

‘Ditën e nesërme janë parashikuar 1500 efektivë policie që do të jenë në terren, por krahas tyre do të ketë edhe policë civilë, të cilët do të jenë në mbikqyrje të elementëve të rrezikshëm penalë.

Masa të shtuara janë edhe në kuadër të masave të sigurisë, që duhet thënë se nga policia kemi informacione se disa nga kamerat e sigurisë të vendosura në vendet kryesore dhe që kanë qenë objekt sulmi, vemë re ditën e sotme se janë zëvendësuar dhe vendosur në pikat kyçe.

Nga subjektet politike që do të kryejnë protestën është kërkuar një ora, nga ora 19:00 deri 23:59. Sipas njoftimit të dhënë në polici do të jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ndërsa nga policia e Tiranës kemi mësuar se PD-së i është kthyer përgjigja që të paktën protestuesit të qëndrojnë në bulevardin kryesor’, raporton gazetarja Banushi.