E jashtëzakonshme në Tbilisi, Tirana bën mrekullinë në Champions League



Një arritje e jashtëzakonshme e Tiranës sot. Bardheblutë është kualifikuar në raundit tjetër paraeliminator të Champions Leagues, duke fituar pastër 2-0 në përballjen ndaj Dinamo Tbilisi, duke realizuar nga një gol për çdo pjesë të lojës.



Në minutën 45+4′ Torasa gjen rrugën e rrjetës! Në festë bardheblutë! Pas një ping pongu në zonë, ka përfituar futbollisti argjentinas, i cili ka dërguar topin drejt rrjetës! Në minutën e 85’ ishte mbrojtësi Ismajlgeci që dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga gabimi i portierit kundërshtar.