“E ju jeni kokrrat e legenave, mashtruat dy vjet e gjysmë te Teatri”



Ne listat e kandidateve per deputete per qarkun e Tiranes, ra ne sy se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kandidoi dy emra tepër të përfolur gjatë dy viteve të fundit për protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.



Bëhet fjalë për artistët Robert Budina dhe Taulanda Jupi.



Por juristja dhe aktivistja e njohur Mirela Cela Jorgo, e cila gjithashtu është aktivizuar në disa beteja të rëndësishme ambientale, kulturore në vend, thotë se Robert Budina ka përdorur kauzën e Teatrit Kombëtar për të përfituar politikisht.

Reagimi i plotë i juristes:

Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten. E ju jeni kokrrat e legenave.

PO VETËM TË JENË BUDALLENJË SHQIPTARËT DHE MILITANTËT E PD T’JU BESOJNE JUVE, O BUDINA.

Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike. Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare. Si nuk ju vjen turp”, nënvizon ajo.

Më tej Cela shton se: “Jo vetëm që paska patur te drejtë Rama dhe Veliaj qe thoshin se këta jane per interesat e tyre.. Po çfare kusuri kishim ne që e donim me zemër atë kauz.