E kaloi një herë atë siklet, por dje iu bë peshqesh një tjetër siklet, Drini Zeqo momente të vështira teksa jepte lajmet (fotot)

E mbani mend, apo e keni harruar, momentin kur vitin e kaluar spikeri i lajmeve ne Tv Klan, Drini Zeqo pati një moment shumë të sikletshëm kur gjatë transmetimit të lajmeve e zuri lemza për 20 minuta.

Edhe pse në siklet, Drini vazhdoi të jepte lajmet derisa edicioni informativ mbaroi.

Një tjetër situatë e sikletshme ka ndodhur sërish. Teksa po jepte lajmet, Drinin e ka pickuar mushkonja duke i lënë shenjë në faqe.

Spikeri ka postuar në Instagram një foto ku tregon çfarë i ka ndodhur dhe shkruan: “Kur të vjen për vizitë një mushkonjë në lajme”.

Pavarësisht kësaj, Drini këto momente të sikletshme ka ditur t’i kalojë me sportivitet.