"E kam fiksim!" Si po i hidhni në kosh paratë me këtë sjellje

Studimet e fundit në fushën e teknologjisë kanë arritur në përfundimin se miliona njerëz që kanë një telefon Apple, harxhojnë kohë, bateri dhe energji çdo ditë, pa e ditur se bëjnë një gabim shumë të madh me të.

Ekspertët e Apple thonë se një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë përdoruesit e iPhone,
është që mbyllin me forcë aplikacionet në një kohë kur kjo nuk është e nevojshme. Kjo praktikë sipas John Gruber bazohet në një ide të gabuar se si punon iOS në iPhone dhe iPad.

Madje kjo mund të jetë dhe kundërproduktive. Sistemi iOS është projektuar në atë mënyrë që asnjë nga këto justifikime për të mbyllur me forcë aplikacionet (fiksim që e kanë edhe shqiptarët) nuk qëndron. Aplikacionet
në ekran janë ‘të ngrira’, të kufizuara ndjeshëm dhe duke liruar RAM që përdoret.

Kur një aplikacion mbyllet me forcë, do të thotë që do të hapet nga e para kur ta hapni sërish
atë aplikacion. Kjo nga ana tjetër do të thotë se duhet të kryejë të gjitha ato veprime intensive që mund të shmangen nëse i lini aty ku janë”, sqaron ai.