“E kam shumë të vështirë të flas”, këngëtarja e njohur pësoi humbjen e madhe, fjalët e saj të trishta disa orë pas…

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka reaguar nje dite pasi humbi babain e saj dhe falënderuar miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po kalon familja e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se e ka të vështirë të flasë në rrjetet sociale për “gjëra që i ka afër zemrës”, duke e mbyllur mesazhin e saj pa u zgjatur.

“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq….”, shkruan Enca.