“E ke mbushur kupën dhe…”/ Basha-Rama, ‘lu.ftë’ në Twitter

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur po në twitter Kryeministrit Rama, i cili ironizonte me Bashën duke e ballafaquar me fjalët e Donald Tusk. Nëpërmjet një mesazhi ne Twitter, Basha i shkruan Rames: ‘Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dë.shtuar’.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Evropa të ka refuzuar. Ti ke dështuar. Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha.