E kemi t.merr ditën e hënë, psikologia tregon çfarë u ndodh njerëzve ditën e pushimit

Sipas profesionit vendosim edhe zilen e orës. Njerëzit të cilët zgjohen me vonesë ndikohen nga profesioni që kanë.

Psikologja Arjana Muco ka shpjeguar se perse e kemi kaq stres diten e hene te kthimit ne pune.

“Të gjithë prekemi nga stresi i ditës së Hënë, akumulimi që i bëjmë gjatë fundjavës vetes sepse mendojmë që kemi mundësi të relaksohemi, të jemi më të qetë mirëpo dita e hënë na tregon që jemi më të lodhur, më të mbingarkuar, kemi lodhjen që nuk na lejon të fillojmë ditën si duhet. Por kjo nuk ndodh ngaqë jemi të lodhur fizikisht, por është lodhje që vjen ngaqë është humbur ritmi ditor, kjo tregon një tjetër lodhje, tha psikologia.

“Të kesh një trup të shëndetshëm do të thotë që të ushqehesh dhe të flesh shëndetshëm, në fundjavë të gjithë harrojmë të bëjmë gjumë të shëndetshëm, përpiqemi ti japim vetes pak liri, dhe detyrimisht humbasim orët e gjumit. Të paktën ne duhet të flemë 7 orë në ditë. Pagjumësia dhe lodhja fizike, bën që ditën e hënë të jemi të stresuar dhe të ndihemi të lodhur ditën e hënë” shprehet më tej ajo.