E kërkon gjithë Europa, Napoli bëhet gati të bëjë të pabesueshmen për Hysajn

Çështja Hysaj ka vënë në lëvizje klubin italian.

Napoli e ka marrë seriozisht qëndrimin e kapitenit të Shqipërisë Elseid Hysaj. Klubi italian dhe agjenti i mbrojtësit 24-vjeçar Mario Giuffredi do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar termat e kontratës së re për futbollistin kuqezi. Lajmin e konfirmon “Corriere dello Sport”.

Duke parë përmirësimin e dukshëm në ndeshjet e fundit me Napolin në kampionat dhe Europa League dhe përshtypjet pozitive që ka për të tekniku Carlo Ancelotti, klubi është i bindur tashmë se duhet ta “kyç” kapitenin kuqezi.

Që nga vera e vitit të kaluar deri në merkaton e fundit të dimrit, Hysaj është përfolur se kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane si: Chelsea, PSG dhe Interi.

Paraqitjet zhgënjyese dhe vonesa për rinovimin e kontratës e shtynë Hysajn të kërkonte transferimin në Londër te Chelsea, por në tentativën e fundit Napoli ia ka dalë ta mbajë për vete lojtarin.