
Teksa nga SHBA është kërkuar që në fund të vitit të kemi një Gjykatë Kushtetuese funskionale, sot ka pasur një hap para në këtë drejtim.
KED ka miratuar lejimin e kandidimit të prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Por ndërkohë KED i ka ndaluar kandidimin Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit duke i skualifikuar. Kurse Gentian Mete është tërhequr nga kandidimi.
Altin Binaj ka kaluar vetingun teksa më parë ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtues i Prokurorisë së Apelit në Vlorë.
Ky vendim i KED vjen pas kritikave që Meta u drejtoi sot për vonesat që po bënte ky institucion lidhur me emërimet që çojnë në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.
Deri më tani Gjykata Kushtetuese përbëhet nga Vitore Tusha, anëtare me kompetenca kryetari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon.
DASHI Nje veprimtari e fuqishme shpirterore.
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt..
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti shpjegon se është.
Lini një Përgjigje