E kishin lënë vetëm, tjetër t.ragjedi në brigjet shqiptare: M.bytet një person

Një i moshuar rreth të 70-ve është m.bytur ditën e sotme në brigjet e Vlorës.

Ngjarja është regjistruar në Plazhin e Ri, pranë lagjes “Uji i ftohtë”.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për Sh.Ç me banim në Vlorë.

Dyshohet se shkak për mbytjen është bërë një arrest kardiak.

Ky është personi i tretë që humb jetën në plazhet e Vlorës në javën e fundit.

Një poblematikë e theksuar e sezonit veror është edhe mungesa e rojeve të plazhit.

Njoftimi i policisë

Në orën 11:45, në Spitalin e Vlorës ka mbërritur një shtetas i moshuar i cili dyshohet të ketë pësuar atak kardiak në ujë. Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70 vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.