E kishte vajzën dy muajshe në dorë, shqiptari vr.et me thi.kë ish-gruan dhe partnerin e saj

Një ngjarje tra.gjike ka ndodhur në Gjermani, teksa një shqiptar nga Kosova ka goditur me thi.kë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj 23-vjeçar nga Afganistani, duke i lënë të vd.ekur në vend.

Mediet gjermane raportojnë se ngjarja e rë.ndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën dy muajshe.

Gruaja nga Kosova ishte divorcuar me autorin e kri.mit, i cili ishte i njohur për dh.unë në familje. Madje, edhe gruaja e divorcuar jetonte në strehën e gra.ve të dhu.nuara në Iserlohn.

Ndërkohë, pas krimit foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.

Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit, afër po organizohej një dasëm me rreth 20 persona, ku Pastori ishte kujdesur për njerëzit e tronditur nga ngjarja e tme.rrshme.

Stacioni u mbyll për disa orë nga ana e policisë për të marrë informacionet e për të zbardhur ngjarjen.