E kritikuan se fut fëmijë me mik në emision, Alketa reagon ashpër

Si cdo herë, nuk kishin si të mungonin kritikat dhe shpifjet edhe për emisionin “Në kurthin e Piter Pan” prezantuar nga Alketa Vejsiu.

Por këtë sezon të dytë, mes të ftuarve është edhe vajza e ish-Missit Valbona Selimllari, e cila quhet Vivien. Kaq ka mjaftuar që një prej ndjekësve, t’i kthehet Alketës, duke e akuzuar se fëmijët i kanë përzgjedhur me miqësi dhe jo me audicion.

“Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me radhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon se ndaj emisioni s’ka audiencën dhe fëmijët s’janë në nivelin e duhur?”, i shkruan ndjekësja Alketës.

Alketa është prekur nga ky reagim dhe i është përgjigjur menjëherë, duke tentuar të hedhë poshtë atë që thuhet.

“Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty”, i përgjigjet Alketa.