E la gruaja, burri xheloz i poston foto intime në rrjetet sociale

E pazakontë!

Një italian i lënë nga gruaja është dënuar, pasi postonte foto nga momentet intime të tyre për tu hakmarrë. Burri nga Italia jugore u zhvendos në Umbir dhe u dënua për një sërë veprash penale, si përndjekje, shpifje dhe publikim të fotove private, shkruajnë mediat italiane.

Sipas Prokurorisë, burri u braktis nga gruaja për shkak të xhelozisë së tepruar si dhe presionit që ushtronte ndaj asaj duke mos e lënë të dilte me miqtë. Edhe pse ajo kishte tentuar për shumë herë që të ndryshonte martesën e saj ishte e pamundur dhe më pas mori vendimin për ta lënë bashkëshortin.

Por, ai vendosi të hakmerrej ndaj saj, duke hapur profile të ndryshme në rrjetet sociale duke postuar momentet të jetës së tyre në krevat dhe ja u dërgonte ato miqve dhe të njohurve për të diskredituar gruan. Lidhur me këto veprime të burri, gruaja bëri një denoncim në polici ku kjo e fundit pas verifikimi të provave e arrestoi.

Lexo edhe: