E la të priste gjatë në radhë, pacienti dhu.non mjekun infeksionist (emri)

Një mjek roje në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë ka rënë pre e dhunës nga një person me pretendimin se po prisnin shumë gjatë në radhë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën pasdite. Mjeku i dhunuar është Gentian Stroni, infeksionist.

Për ngjarjen, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës dhe u ka kërkuar organeve kompetente që ta trajtojnë çështjen me seriozitet.

“Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, thuhet në reagim.