E lanë në aeroport kur ishte vetëm 10 ditësh, pas 33 vitesh ai gjen atje…

Ashtu si edhe një fëmijë tjetër fatlum, Steve, i cili sot është 33-vjeç, pasi u b.raktis në një jetimore, u birësua nga një familje.

Ai u la në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ishte vetëm 10 ditësh.

Steve Hydes u gjet i mbështjellë me një batanije në tualetin e grave.

Hydes kaloi 15 vite duke u përpjekur të gjente familjen dhe vetëm tani, pasi gjenealogët testuan mostrat e ADN-së, zbuloi se nëna e tij ka vdekur ndërsa babai është ende gjallë.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kisha motra dhe vëllezër që nuk e dinte se ekzistonin.

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse,”-shkroi ai në një postim në Facebook, ndërsa zbuloi lajmin e gjetjes së familjes së tij. “Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time.”