E madhe! Tani mund të fshini një SMS pasi e keni dërguar

Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të kenë mundësi të fshijnë mesazhet, të cilat janë penduar që i kanë nisur. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë më në fund ka shtuar veçorinë, që përdoruesit kanë qenë duke kërkuar prej kohësh.

Opsioni i ri ju lejon të “fshini mesazhet për të gjithë” brenda 7 minutave nga dërgimi i tyre, kështu që duhet të jeni të shpejtë nëse keni një ndryshim “ndjenjash”.

WhatsApp ka kohë që e teston këtë gjë.

Ja si të fshini një mesazh që keni nisur në WhatsApp:

Hapni WhatsApp dhe shkoni në chat-in që përmban mesazhin që dëshironi të fshini.

Shtyp dhe mbajeni të shtypur mesazhin.

Më pas shtyp “fshij/delete for everyone” në krye të ekranit.

Për të qenë në gjendje të fshini një mesazh, do të duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp-it të instaluar në pajisjen tuaj iPhone ose Android. WhatsApp. Burimi: Mirror/ Përhstati: ShkodraNews

Lexo edhe: