E mahnitshme/ Shqiptari ndalon ish-presidentin e Amerikës dhe bën atë që askush nuk e priste

Me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, Bill Clinton u rikthye pas disa vitesh.

Ai tregoi një incident të veçantë me një shqiptar në SHBA.

Ish-presidenti amerikan tha se kamerieri i ishte ulur në gjunjë, për ta falënderuar për atë që kishte bërë për Kosovën.

Mësohet se emri i këtij kamerieri është Arben Hysenaj. Sipas gazetës ‘’Ekspress’’ ai është nga Peja.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha sot:

Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme.”

Bëhet e ditur edhe se Arben Hysenaj punon në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në rrjet po qarkullon edhe fotoja që kamerieri shqiptar ka bërë me ish-presidentin amerikan.