E mbani mend aktoren e njohur që luante me Arben Imamin? Ja ç’po ndodh me të sot

Aktorja e njohur Anissa Markarian do të rikthehet para publikut shqiptar, por jo në skenë.

Është një roman që merr shkas po nga Shqipëria dhe kohët kur ajo jetonte ende këtu. Ka prezantuar të parin, një prej personazheve, bazuar te një djalë që ka njohur kur ishte studente.

“Kur isha studente në Mjekësi, gjatë muajit të praktikës në shërbimin e ortopedisë, të udhëhequr nga prof. Panajot Boga, pata njohur një pacient 21-vjeçar me këmbën e djathtë të cunguar gjer në gju. Një histori sa e dhimbshme, aq edhe e përveçme, që mu ngulit në mendje e më frymëzoi një nga personazhet më të dashur të romanit tim të ri, “15 ditë prilli”, thotë Markarian.

Ajo ka zgjedhur ta prezantojë romanin nisur nga Teo. Romani “15 ditë prilli” po përgatitet për botim nga shtëpia botuese “Çabej”. Anissa lindi në Tiranë, në vitin 1962, vajza e Agop Markarian, një dentist shqiptar me origjinë armene dhe një shqiptareje nga Tirana. Me profesion mjeke, Anisa u bë edhe aktore dhe skenariste. Ka interpretuar në disa filma, ku ka fituar edhe çmime kombëtare si aktore.

Filmin e parë, “Vajzat me kordele të kuqe” e luajti në moshën 16 vjeçe. Ka botuar poezi, tregime e novela dhe librin “Sënduku i kujtimeve” (1997). Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë. Filma të tjerë ku ka luajtur: “Në çdo stinë” – (1980), nderuar me kupën e Festivalit të 4-ët të Filmit si aktorja më e mirë në rol kryesor; “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) bashkëskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit të 8-të; “Ngjyrat e moshës” (1990) skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor etj..