E mbani mend aktorin aq të dashur të dhjetra filmave shqiptarë? Ja pse ndihet ai me fat



KoKo Fest në këtë edicion të shtatë  nderoi me çmimin e Karrierës aktorin dhe regjisorin Mevlan Shanaj, me motivacionin si personalitet i artit dhe kulturës shqiptare, me kontribut të shquar në filmin dhe teatrin shqiptar.



“Mbrëmë isha tepër i vlerësuar nga  publiku korçar,  me  çmimin e Karrierës. Kam qenë me fat që kam lënë në ekran dhe përgjithnjë  drama të  tij , ekranizime, filma artistikë, fytyrën time të  ekranit dhe dhjetëra punë  si  regjisor  filmi artistik dhe dokumentari .Mirënjohje qytetareve,  dhe kolegeve bashkëpunëtorë të  Korçës unikale. Falënderim Zamira Kitës si përfaqësuese e kulturës së këtij qyteti. Kënaqësi që këtë çmim ma dorëzoi  i famshmi Dhimitër Orgocka”, do të shkruante në rrjetet sociale Shanaj, i cili e cilësoi një Festë që për gjashtë ditë , në kushte të veçanta u përballua në formën më të bukura.



“Shfaqjet u ndoqën në mjediset më  të përzgjedhura të  kulturës  që përfaqëson qytetin , padyshim më  të  civilizuar të  Shqipërisë. Publiku europian i Korçës është prej viteve 30  model i çdo lloj bërthamë kulturore , ne te gjitha drejtimet. Teatri A.Z.Çajupi vazhdon të  jetë  udhërrëfyes kombëtar me dinjitetin e tij artistik, përfundon Shanaj.